Debati presidencial u fokusua në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në komunitetin global. Donald Trump kritikoi Joe Biden si një president që mungon dhe Kamala Harris ia ktheu.
“Ju nuk po konkurroni kundër Bidenit, po konkurroni kundër meje”, u shpreh Harris.
Duke iu kthyer çështjes së Ukrainës, ajo thotë se ka një marrëdhënie të fortë me presidentin e Ukrainës.
“Aleatët tanë të NATO-s janë aq mirënjohës që ti nuk je më president”, i thotë Harris Trump.
“Përndryshe Putini do të ishte ulur në Kiev me sytë nga pjesa tjetër e Evropës”, shton ajo.
Harris vijoi duke thënë se Vladimir Putin “është një diktator që do të të hajë për drekë”.
Trump më pas e quan Harris “zëvendëspresidentin më të keq në histori” dhe pretendon se ajo nuk arriti të parandalonte luftën duke negociuar midis Ukrainës dhe Rusisë përpara pushtimit. /Top Channel/