Në përvjetorin e tyre të 16-të të dashurisë, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë vendosur ta kalojnë në Dubai.
Teksa po shijojnë pushimet e tyre nën rrezet e ngrohta të diellit dhe brenda një jahti luksoz, Rezarta ka ndarë edhe pamjet e para të kësaj ‘arratisjeje’.
Ajo ka postuar një sërë fotosh me bashkëshortin e saj dhe bën dedikimin e ëmbël. “Sa shpejt kaluan 16 vite! Më duket sikur të njoha dje dhe më duket sikur s’kam qenë kurrë pa ty”.