Seriali i famshëm “Friends” mbetet padyshim shfaqja televizive më ikonike që ka lënë mbresa të jashtëzakonshme te të gjithë ne. Nuk kishte lajm më të gëzuar se ribashkimi i “Friends” pas kaq shumë vitesh për ndjekësit fanatikë. Ylli i serialit, Jennifer Aniston ka publikuar dhe trailer-in e episodit “Friends Reunion” dhe çdo gjë për ne u bë më e bukur.
Së fundmi një sekret befasues u zbulua në ribashkimin e serialit ‘Friends’ që i ka habitur të gjithë. Aktorët David Schwimmer dhe Jennifer Aniston zbuluan se në vitet e para të xhirimeve ishin të dashuruar me njëri-tjetrit. “Friends Reunion” solli biseda të këndshme midis gjashtë anëtarëve kryesorë të serialit Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer me një intervistë të drejtuar nga James Corden.
Rreth 80 minuta pas ribashkimit, James Corden pyeti nëse ndonjë prej tyre kishte krijuar një romancë jashtë ekranit. Personazhet e serialit, Ross Geller dhe Rachel Green treguan se puthja e tyre e parë në serial në fakt ishte e vërtetë.
Aniston tha se:
Më kujtohet që i thashë Davidit një herë se do të ishte shumë keq që puthja e parë e jona të jetë në televizionin kombëtar. Dhe vërtet! Puthja jonë e parë ishte në atë kafene.
David nga ana tjetër shtoi se:
Ne e kanalizuam të gjithë dashurinë dhe afeksionin që kishim për njëri-tjetrin në Ross dhe Rachel.
David Schwimmer dhe Jennifer Aniston nga ana tjetër thanë gjithashtu se tërheqja e ndërsjelltë zgjati për dy vitet e para të serialit, por ata kurrë nuk u bënë një çift jashtë skenës.
Ne të dy ishim shumë të tërhequr nga njëri-tjetri, megjithatë për shkak se njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie, ne kurrë nuk e kaluam kufirin. Ne e respektuam atë.
Siç e përshkroi David, “për rreth dy vitet e para, kur kishim pushime provash, kishte raste kur uleshim në shtrat duke u përqafuar. Si nuk mund ta kuptonit të gjithë ?” –pyeti bashkë-yjet e tij, Matt LeBlanc , Matthew Perry, Courtney Cox dhe Lisa Kundrow.
https://twitter.com/hbomax/status/1397900535961952257?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1397900535961952257%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpopculture.com%2Fstreaming%2Fnews%2Ffriends-reunion-jennifer-aniston-david-schwimmer-admit-off-screen-chemistry-crushes%2F
Cox u përgjigj:
Ne e kuptuam, qartë.
Skena e puthjes në kafenenë Central Perk në episodin ” The One Where Ross Finds ” konsiderohet si një nga momentet më të mira të serialit, i cili përfundoi në 2004, me dy personazhet që u ribashkuan përfundimisht.
Rikujtojmë, se veshjet e super yjeve gjatë serialit kanë qenë padyshim ikonike, të këndshme për sytë, qesharake, serioze dhe plot stil. Nuk kishte si mos të përshkruanim disa nga veshjet e personazheve kryesorë të serialit.