Gjithmonë, “ajo që po flitet është e vërteta që s’e luan as topi!”. Një emision që pretendon të hyjë në privatësinë e të ftuarit, me lejen e tij, për të rrëfyer diçka të pathënë.
I ftuar në këtv episod të ‘S’e luan topi’ ka qenë gazetari i njohur dhe spikeri i Top Albania Radio, Adi Pojana. Sfidat në jetën e tij dhe përlotja teksa rrëfehet për pikën e dobët.
Fillimisht, Adi na zbulon më shumë lidhur me familjen e tij.
4 vëllezër të cilët i përshëndes. Edhe këtu ne në kuadër të mesazhit, duajini prindërit, familjen, sepse me të vërtetë e vetmja që më ka qëndruar qelizë që tregon fort që është e paprekshme ndaj cdo lloj infeksioni është vetëm familja, vëllezërit, prindërit. I kam vuajtur vet, ndoshta prandaj është mesazhi që dua ta ndaj dhe me publikun.
Pse gazetari ka patur një raporti më të ngushtë me mamanë e tij?
Më tepër më ka dashur im atë, më tepër e ndjeja përkëdheljen e tim eti, edhe aq më tepër që ai kishte një punë të mirë në atë kohë dhe paguhej pak mirë. Unë mbaj mend që që i vogël ai më shoqëronte gjithmonë ditën e rrogës, më jepte një kartmonedhë 10 lekëshe, e kishte racionin tim. Këto janë elemente të përkëdheljes, sepse ne formësohemi që të vegjël, formësohemi në familje, formësohemi në kohë dhe ne jemi ajo që marrim. Kjo përkëdhelje pastaj kaloi nga im atë që më la në moshë të adoleshencës dhe pastaj vazhdoi jeta me time më në atë shtëpi. Une në atë shtëpi jam në shtëpinë e prindërve të mi që u qofsha falë dhe atë që kam prej tyre e kam, se (përlotet)…
Çfarë nuk i fal vetes Adi?
Po flas për nënën time po po flas për të gjithë nënat, sepse kemi një problem shumë të madh edhe unë shpeshherë i drejtohem vetes përpara pasqyrës, ‘idiot, po mirë mo idiot këtu e kishe’. Sepse unë e di cfarë bëj sa për dijeni? Kam një këndin tim, ndoshta e kanë të gjithë për prindër të ikur nga kjo botë, është një fotografi, është këndi im, është kisha ime, është xhamia ime dhe aty unë kam ato ritet e mia. Një nga ato rite edhe mund ta them që unë i puth përditë te dy prindërit, ditën kur zgjohem dhe natën kur shkoj në gjumë dhe dal te ajo pjesa idiotit dhe them, ‘po mirë o idiot, e kishe gjallë dhe nuk e puthje përditë, tani puth një xham atje përditë, a është normale kjo? Kështu që, prandaj them, puthini prindërit përditë sa i keni gjallë sepse nuk kanë për t’u kthyer më…