Travel

Pushime verore gjatë gjithë vitit, njihuni me qytetin më me diell në Evropë!

Nëse dëshironi të keni një pushim të garantuar me diell, mund ta gjeni në Spanjë, konkretisht në Málaga. Qyteti ndodhet përgjatë Costa del Sol në Spanjë, që do të thotë “bregu i diellit”.

Málaga është shpallur vendi më me diell në Evropë, sipas faqes së internetit të ‘World Weather Forecast’, shkruan ‘Travel and Leisure’. Ky qytet në bregdetin e Spanjës zë vendin e parë falë një mesatareje prej 280.2 orëve me diell në muaj, që do të thotë më shumë se 3.000 orë me diell në vit.

Edhe dy qytete të tjera spanjolle janë në krye të listës. Alicante, një qytet port disa orë me makinë në veri përgjatë bregut, doli i dyti me 280.0 orë diell në muaj, i ndjekur nga Murcia, një tjetër qytet bregdetar spanjoll në jug të Alicante, në vendin e tretë me 277.7 orë mesatare me diell në muaj. Listës i janë bashkuar Catania në Sicili, Sevilja dhe Kordoba gjithashtu në Spanjë, pastaj Marseja, Madridi, Zaragoza.

Rikujtojmë se, më pak e njohur se fqinjët e saj Mallorca dhe Ibiza, Menorca ka fituar famë të merituar vitet e fundit. Limanet e fshehura, gjiret si në parajsë dhe fshatrat plot gjelbërim përbëjnë gjirin e nënvlerësuar të këtij ishulli të bukur spanjoll, si dhe qytetet e gjalla portuale dhe pikat artistike kulturore. Ju njohim me destinacionet më të mira për t’u vizituar për pushimet e përsosura në Menorca…

Ndërkohë, nga brigjet e thyera të Mesdheut deri te pikat idilike të Egjeut, Evropa krenohet me ishuj të mrekullueshëm me bollëk. Por për t’i shpëtuar turmave të verës, drejtohuni në një vend jo aq të spikatur dhe pak më të vështirë për t’u arritur. Më poshtë ju zbulojmë ishujt më pak të njohur për pushimet perfekte…