Aktualitet Bota

Punonjësja 19-vjeçare gjendet e vdekur brenda furrës së ndezur të supermarketit në Kanada!

Punonjësja e supermaketit Walmart, Gursimran Kaur është gjetur tragjikisht e vdekur brenda furrës se impjantit, nga nëna e saj e cila gjithashtu punonte në supermarketin në Nova Scotia në Kanada, ndërsa shpjegime drithëruese jepen për vdekjen e të resë.

Një nga kolegët tha se 19-vejçarja tragjikisht ‘ishte pjekur për vdekje’ në furrën e madhe të bukëve, për të cilën punonjësit ishin ankuar më parë për mungesë sigurie.

Chris Breezie prezantonte me një video në rrjet eksperiencën e saj kur punonte me furrën në Walmart.

Ajo thotë se doreza e derës mund të hapej vetëm nga jashtë megjithëse punonjësit duhet të hynin brenda furrës për të vendosur artikujt për t’u pjekur.

“Furra është 1.6 metra e lartë dhe mua më duhej të përkulesha për të hyrë brenda por nuk e bëja, edhe kur ishte fjala për të pastruar”, thotë ajo, duke shtuar se për të mbyllur derën duhet të shtyje shumë fort shulin e më pas të ulje dorezën për ta mbyllur.

Ajo shtonte më tej: “Nuk e di si mund të mbyllë veten një njeri brenda saj, përveçse dikush tjetër e bën nga jashtë. Nëse dikush më shtyn aty dhe mbyll derën nga jashtë, kjo do të ishte diçka tjetër”, thotë ish-punonjësja për rrjetin Mirror US.

Video e saj është ndjekur në rrjet nga 27 milionë shikues dhe ka marrë reagime nga shumë punonjës të supermarketeve Walmart.

Policia thotë se vijojnë të hetojnë mbi vdekjen tragjike dhe supermarketi ka qenë mbyllur gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportimeve ishte vetë nëna e Kaur që e gjeti atë, e cila ka mbetur e traumatizuar nga eksperienca dhe vdekja e te bijës.

Walmart thanë në një deklaratë: “Jemi të tronditur dhe mendimet tona janë me punonjësen tonë dhe familjen e saj. Ne po i mbështesim ato në këtë periudhë të vështirë”, shkruan The Mirror.