Kryeministrja Giorgia Meloni është shprehur se kampet e pritje dhe strehimit të emigrantëve në Shëngjin e Gjadër do të hapen nga 1 Gushti.
Ajo iu dërgoi një mesazh kritikëve duke u shprehur se “do ta realizojmë me sukses”.
Giorgia Meloni theksoi se dy muajt e vonesës erdhën për shkak të terrenit të vështirë në Gjadër.
“Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër”, u shpreh Meloni në konferencën me Edi Ramën nga kampi i Shëngjinit.
“Do të mirëpresin emigrantët, në Gjadër do të strehohen. Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen, dëshiroja të shndërrohej në model për vendet e tjera. Edhe vetë qeveria gjermane këshilloi ndjekjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.Kjo strukturë do të kryejë funksionin e mikpritjes së emigrantëve, ju e dini numrin e madh të klandestinëve të mbërritur në brigjet e Italisë. Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzanë, fëmijët. Do të kryhen të gjitha proceduat e kalimit të kufitir, do të kërkojë 28 ditë, do të trajtojë gjithashtu kërkesat për mazil, do të kemi përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinë nga vendet e sigurta. Do të rocojmë procedurat e detyrueshme për BE. Struktura e Gjadrit do të ketë edhe funksion tjetër, ku do të ndalen emigrantët, do të ketë edhe një hapësirë, ku do të mbahen emigrantët e burgosur. Rendi publik, brenda perimetrat e qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane”, tha Meloni.
“Ne morëm parasysh disa kritere e kushte, emigracioni i jashtëligjshëm është fenomen shqetësues që vendet e BE nuk mund ta përballojnë të vetme, duhet ndihma edhe e vendeve jashtë BE. Na mbetet vetëm të forcojmë këtë bashkëpunim. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vendosur disa territore ku Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave. Fillimisht në Shëngjin ku do të pritet dhe në Gjadër ku do të strehohen. Emigrantët që janë shpëtuar, sigurisht që në Shqipëri nuk do të vijnë gratë shtatzëna, personat në moshë të caktuar, do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat e kalimit të kufirit, do të kemi përshpejtim të procedurave kur janë nga vendet e sigurta.
Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër”, tha Meloni.