Sindikata United Auto Workers është ngritur në grevë ndaj General Motors, Ford dhe Stellantis. Kjo është hera e parë në histori që një grevë ka ‘goditur’ të gjithë prodhuesit e sindikalizuar të makinave në të njëjtën kohë. Këta punëtorë u larguan nga tre fabrika, një për secilin prodhues nga grupi Big Three në Missouri, Michigan dhe Ohio. Personat e mbledhur u pritën me pankarta nga anëtarët e tjerë të sindikatës.
UAW grevës së saj të “targetuar” në 3 fabrika iu referua si “Stand Up Strike”, të cilën e quajtën një “qasje të re” strategjike të largimit nga puna. “Teksa kalon koha, shumë nga banorët e zonës mund të thirren te ‘Stand Up’ dhe t’i bashkohen grevës”,-u tha sindikata anëtarëve të tyre. “Kjo na jap ndikim dhe fleksibilitet maksimal në luftën tonë drejt fitimit të një kontrate të rregullt ndaj të gjithë prodhuesve të Big Three”,-shtuan ata.
Grevat e UAW filluan në fabrikën e GM në Wentzville të Missouri, fabrikë në të cilën 3,600 persona nga stafi janë anëtarë të UAW; në Fabrikën e Kamionçinave të Ford në Wayne të Michigan, e cila do të ketë gjithashtu 3,600 grevistë dhe në kompleksin e Stellantis në Toledo të Ohio, ku ndodhen 5,800 grevistë. Në total, më pak se 13,000 nga 145,000 anëtarët e UAW-së u larguan nga puna.