Nusja e shumëpërfolur Jennifer Lopez ndyshoi disa fustane ndërsa festonte dasmën e saj me bashkëshortin Ben Affleck gjatë fundjavës që lamë pas. Tre fustanet që ajo veshi gjatë ceremonisë në Gjeorgji ishin mbresëlënëse. Superylli parakaloi me një fustan të porositur të koleksionit Ralph Lauren. Mbi 1,000 shami u ngjitën në fustan me dorë për të krijuar një fund voluminoz. Ylli i pop-it gjithashtu mbante një vello të gjatë duke i dhënë asaj një pamje mbretërore.
Lopez më vonë u shndërrua me një fustan me perla, i cili përmbante tyle mëndafshi, zbukurime me perla dhe detaje me kristal Swarovski. 30 artizanë punuan për të qëndisur me dorë dizajnin e veçantë dhe për këtë duheshin 700 orë në dispozicion. Fustani i tretë i nuses më të famshme të momentit me porosi nga Ralph Lauren përmbante një siluetë të hijshme sirenë. Sa i përket dhëndrit, regjisori kishte veshur një xhaketë të bardhë smoking Ralph Lauren Couture, pantallona të zeza dhe një kravatë të ngjashme.
Rikujtojmë se jo të gjithë të ftuarit arritën në dasmën e dyshes dhe disa nga ata që nuk arritën të vinin janë ish-bashkëshortja e Ben, Jennifer Garner dhe vëllai i tij i vogël, Casey Affleck. Casey, i cili po ashtu është aktor, është parë në Los Angeles mijëra kilometra larg nga Georgia, ku vëllai i tij nuk ishte martuar ende.
Një burim i mediave të huaja ka njoftuar se ai e ka humbur ceremoninë për shkak të “detyrimeve familjare”. Edhe pse nuk mund të ishte i pranishëm, Casey, e ka mirëpritur në familje bashkëshorten e re të të vëllait. 47-vjeçari, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i uruar mirëseardhje kunatës së tij.