Celebrities Gossip Showbiz

Publikojnë foto, ku janë duke shkuar me pushime Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi?

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kanë zbuluar përmes postimeve në Instastoty se janë duke udhëtuar për disa ditë pushime së bashku. Më pas Ilnisa shprehet se më vonë do të zbulojë se cilin destinacion kanë zgjedhur për pushime.

Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” gazetarja, Ida Nurçe. Moderatorja e njohur, Aleisa Bami, e ‘ngacmoi’ pak me pyetjet e saj dhe i rikujtoi videon e famshme të Ilnisa Agollit me qenin Terri. Teksa gazetarja po tentonte të përqafonte qenin, ky i fundit e sulmoi atë. Autorja e videos e bërë shumë virale në rrjet është pikërisht Nurçe, ka treguar nëse ka fituar apo jo para.