Momenti i shumëpritur erdhi! Mbrëmjen e kaluar u publikua traileri i parë për filmin “Babylon” me Brad Pitt. Pitt luan rolin e Jack Conrad, i cili është një ekspert për krijimin e filmave më të mëdhenj dhe më të mirë në Hollywood. Gjithashtu në film është edhe aktorja Margot Robbie dhe Jean Smart.
Filmi nga fituesi i çmimit “Oscar” Damien Chazelle do të shfaqet në ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor 2022, sipas DailyMail. Traileri hapet me Pitt që duket shumë simpatik, i veshur me një kostum të zi teksa merr një gotë martini në dorë. Si personi më i rëndësishëm në atë dhomë, ai përshëndet mysafirët që janë të dhënë pas pijeve, teksa po jetojnë në vitet 1920.
Më pas fokusi shkon te personazhi i Robbie, Nellie LaRoy, ndërsa ajo konsumon kokainë dhe detajon se si dëshiron të ngrihet në pushtet ndërsa argëtohet. Një skenë e tensionuar zhvillohet mes Pitt dhe Smart. Klipi përmbledh tepricën dhe shkëlqimin e viteve 1920 përpara rrëzimit të madh të bursës në tetor të 1929.
Filmi zhvillohet në vitet e zhurmshme 1920 në Hollywood, kur filmat e folur po zëvendësonin ata të heshtur. Kompania gjigante Paramount Pictures që po publikon projektin, është shprehur:
Është një përrallë e ambicies së madhe dhe e tepruar e egër, që gjurmon ngritjen dhe rënien e personazheve të shumtë gjatë një epoke dekadence dhe shthurjeje të shfrenuar në Hollywood-in e hershëm.
Pjesa e periudhës është shkruar dhe drejtuar nga fituesi i “Oscar” Damien Chazelle, i cili fitoi çmimin për regjisorin më të mirë për “La La Land”. Fituesi i Çmimit të Akademisë e prezantoi trailer-in për mediat në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 12 shtator. Gjatë një periudhe pyetje dhe përgjigje, Damien zbuloi mendimet e tij për projektin, për të cilin thotë se është një nga më ambiciozët e tij deri më sot.
Gjithmonë i kam dashur filmat pa zë. Pikat më të larta të epokës së heshtur janë disa nga pikat më të larta të kinemasë.
Historia zhvillohet përpara se Kodi Hays të prezantohej në vitin 1930, duke ndaluar sharjet, lakuriqësinë, përdorimin e drogës, perversitetin seksual, marrëdhëniet ndërracore dhe shumë më tepër në ekran. Sipas regjisorit, historia u frymëzua nga epoka dhe veprimet jashtë ekranit që po ndodhin në Tinsletown.