Traileri i parë për filmin e animuar “The Lord of the Rings” u publikua nga Warner Bros. Filmi, i cili do të shfaqet në kinema në dhjetor. Filmi është një paraardhës i filmave live-action të trilogjisë kryesore, sipas Deadline dhe u drejtua nga Kenji Kamiyama.
I vendosur 261 vjet përpara ngjarjeve epike të ‘The Fellowship of the Ring’, ai zbulon një histori të mbretit ikonik të Rohanit, Helm Hammerhand me Brian Cox që i jep zërin. Kasti përfshin gjithashtu Miranda Otto duke ripërsëritur rolin e saj si Éowyn dhe Gaia Wise si Hera dhe Luke Pascalino si Wulf.
Filmi bazohet në një histori nga Geoffrey Andis dhe Will Matthews me një skenar të shkruar nga Phoebe Gittins dhe Artie Papageorgiou, frymëzuar nga personazhet e JRR Tolkien.Sipas Variety, filmi me mbështetjen e Warner Bros Animation, New Line Cinema dhe Sola Entertainment pritet të kenë premierë më 13 dhjetor.