Së fundmi është publikuar traileri i filmit “Good Mourning”, në të cilin luajnë së bashku, aktorja e njohur Megan Fox dhe i fejuari i saj, Machine Gun Kelly. Mirëpo, duke u bazuar në reagimet e fansave, filmi që pritet të dalë më 20 maj, nuk i ka mahnitur shikuesit.
“Kjo është aq e keqe sa do të jetë një kryevepër”; “Duket po aq patetik si ndonjë film me buxhet të ulët”; “Nuk mund ta shikoja as trailerin deri në fund”; “Më mirë të digjesha sesa ta shikoja këtë ”, këto janë vetëm disa nga komentet negative në rrjet.
Rikujtojmë, se Megan dhe Machine Gun Kelly u takuan në xhirimet e filmit “Midnight in the Switchgrass”. Fox kishte shprehur në lidhje me pjesëmarrjen e të fejuarit të saj në film se:
Sa e mora vesh se Kelly do të luante në film, ndjeva se diçka e egër do të ndodhte, por nuk isha e sigurt se çfarë. Thjesht ndjeva thellë brenda se do të dilte diçka serioze.
Edhe reperi kishte pranuar se edhe ai ndjeu menjëherë diçka për Meganin dhe se këto ndjenja po bëheshin më intensive çdo ditë. Sjellim në vëmendje se fejesa e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk ishte aspak surprizë për miqtë e tyre. Një burim i afërt me çiftin tha për ‘PEOPLE’ se askush nuk u befasua kur Machine Gun Kelly, i bëri pyetjen e famshme Fox, gjatë një pushimi në Puerto Rico.
Ndërkaq, fansat kanë treguar shqetësimin e tyre për Megan Fox pasi Machine Gun Kelly i propozoi asaj me një unazë që është krijuar për të lënduar nëse hiqet. Kjo nuk është çmenduria e parë që çifti ka bërë së bashku, pasi ata pranuan se i pinin gjak njëri-tjetrit për të festuar bashkimin, por shumë njerëz kaluan kufirin në unazën e fejesës që Kelly i propozoi aktores.