Music

Publikohet ‘traileri’ i festivalit “Sunny Hill 2024”!

Faqet zyrtare të Sunny Hill në rrjetet sociale, kanë publikuar tashmë ‘trailer’-in e festivalit, duke treguar se çfarë i pret publikun përgjatë këtyre katër netëve. Disa nga emrat më të mëdhenj nga skena botërore që sivjet performojnë në festival janë Stormzy, DJ Snake, BurnaBoy, BlackCoffee e shumë të tjerë. Nga skena vendore do të performojnë emra të shquar të muzikës gjithashtu, ku ndër ta mund të përmenden Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Yll Limani e të tjerë.

Black Coffe, Burnaboy, Martinez Brothers janë vetëm disa nga artistët e famshëm të tjerë që do të vijnë në Kosovë. Veç tyre, së fundmi u njoftua edhe një DJ ndërkombëtar që njihet për hite të shumta. Bëhet fjalë për William Sami Etienne Grigahcine, i njohur për publikun me emrin artistik DJ Snake. Ai ka të realizuar disa bashkëpunime, në mesin e tyre “Lean On” në bashkëpunim me Major Lazer, “Loco Contigo” me J Balvin e Tyga, “Let Me Love You” me Justin Bieber etj.

Rikujtojmë se edhe DJ i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Regard, është konfirmuar të jetë një nga talentet që do të zhvillojë një performancë në festivalin “Sunny Hill” këtë vit. Njoftimi i festivalit në profilin zyrtar në Instagram dhe Facebook përmbante një mesazh plot entuziazëm për rikthimin e Regard në atdheun e tij. “Sunny Hill” në Prishtinë do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në lokacionin e ri të quajtur “Sunny Hill Park”.

Evenimenti mbledh së bashku artistë të talentuar nga i gjithë spektri i zhanreve muzikore, duke krijuar një ambient të veçantë ku kultura, arti dhe muzika bashkohen të krijojnë një atmosferë të paharrueshme. Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë.