Netflix ka publikuar trailerin e parë të filmit ‘Blonde’, të shkrimtarit dhe regjisorit Andrew Dominik mbi historinë e ikonës Marilyn Monroe.
Me protagoniste Ana de Armas si Monroe dhe bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Joyce Carol Oates, filmi është një rijetësim i jetës profesionale dhe personale të ikonës së Hollwood.
Duke filluar me një fëmijëri të paqëndrueshme si Norma Jeane, filmi ndjek Monroe gjatë ngjitjes së saj si një yll në Holliwood si dhe jetën e saj personale mjaft të koklavitur. Filmi është një drama-thriller që eksploron Monroe midis unit publik dhe atij privat.
Traileri një minutësh luan një pjesë të hitit të Monroe Diamonds Are a Girl’s Best Friend me pamjet vezulluese të disa momenteve më ikonike të Monroe, si dhe vëmendjen dërrmuese të medias.
Në një intervistë për Netflix’s Queue, de Armas i quan ambiciet e Dominik për filmin “shumë të qarta që në fillim – për të paraqitur një version të jetës së Marilyn Monroe”.
“Ai donte që bota të përjetonte atë që ishte jo vetëm Marilyn, por edhe Norma Jeane,”. “E kuptova se ishte këndvështrimi më i guximshëm dhe feminist për historinë e saj që kisha parë ndonjëherë.
Filmi do të publikohet më 23 shtator!