Sipas raportit ‘World Happiness’ të realizuar nga instituti prestigjos ‘Gallup’, Finlanda është vendi më i lumtur në botë për vitin 2021. Kjo gjë mund të duket paksa e çuditshme pasi ai shtet ka mungesë të theksuar të diellit dhe temperaturat e tij gjatë dimrit shkojnë shumë gradë nën zero. Por, ky raport bazohet më së shumti në indikatorët social, ekonomik dhe kulturorë.
Faktori më i rëndësishëm ka të bëjë me besimin që kanë qytetarët për vendin e tyre, pra opinioni publik rreth institucioneve, qeverisjes dhe solidaritetit social të shtetit ku jetojnë.
Pas situatës së vështirë pandemike që ka prekur të gjithë planetin, sigurisht do të kishte ndryshime në gjendjen ekonomike, ku dhe humori i gjithsecilit është më i zymtë prej kufizimeve të detyruara nga përhapja e COVID-19 në nivel global. Kjo gjë mendohej se do të sillte ndryshime drastike në raportin e këtij viti, por çuditërisht vendet janë pothuajse në të njëjtën renditje si në raportet e viteve më parë, por me disa ndryshime të vogla.
Në listë pas Finlandës renditet Islanda, e cila ka përmisuar stilin e jetesës dhe kalon këtë vit në vend të dytë. Ndoshta ka ndikuar fakti se pandemia nuk ka shkatuar dëme të mëdha pasi nuk ka qenë shumë e përhapur në këtë shtet.
Duke lënë pas vendet skandinave si Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, ndër vendet me popullsinë më të madhe është Gjermania, e cila renditet në vendin e 7-të. Rikujtojmë se në periudhën 2017-2019 ajo ka qenë në vend të 15-të. Vazhdojmë me Shtetet e Bashkuara, ku pozicioni është i qëndrueshëm dhe nuk ka ndonjë lëvizje të madhe në krahasim me vitet e mëparshme, edhe pse ka qenë një ndër vendet më të goditura nga virusi. Amerikanët zënë vendin e 14-të në listë.
Le të kthehemi tek rajoni ynë, ku duket se vendi më i lumtur për të jetuar është Kosova. Ky shtet shumë i dashur për ne, zë vendin e 31-të në renditje, duke lënë pas kështu shtete si Japonia, Polonia si edhe Serbia, e cila është në vendin e 42-të. Ndërkaq, vendin e 63-të e zë Shqipëria, ku ka patur shumë përmisime gjatë këtyre dy vieteve të fundit, duke lënë pas edhe Maqedoninë e Veriut, e cila pozicionohet në vendin e 75-të.
Tani jemi drejt fundit, ku sipas raportit të “World Happiness”, vendi më i palumtur është Zimbabwe. Ky vend mbart shumë problematika sociale, duke i shtuar kësaj dhe një krizë të thellë ekonomike, ku fatkeqësisht një ndër vendet më të përparuara të kontinetit afrikan është shndërruar në një nga më të varfrit. Në shtetet “shumë të palumtura”, renditen edhe Tanzania, India dhe Jordania.
20 shtetet më të lumuta në botë
1.Finlanda
2.Islanda
3.Danimarka
4.Zicra
5.Hollanda
6.Suedia
7.Gjermania
8.Norvegjia
9.Zelanda e Re
10.Austria
11.Izraeli
12.Australia
13.Irlanda
14.SHBA
15.Kanadaja
16.Republika Çeke
17.Belgjika
18.Mbretëria e Bashkuar
19.Kina
20.Franca