Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohet promoja zyrtare e “Dancing With The Stars”! Konfirmohen prezantuesit dhe data e fillimit të spektaklit!

Projekti i suksesshëm i “Dancing With The Stars” që ka mbajtur një audiencë të lartë të gozhduar pas ekranit sezonin e shkuar, do të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbizz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova Juliana Nura.

Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Moderatori Ronaldo Sharko gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Aktorët e humorit, Elvis Pupa dhe Irgen Çela, vijnë gjithashtu në “Dancing with the Stars”.

Përsa i përket jurisë, një nga vajzat më të përfolura të ekranit, Olta Gixhari do të jetë pjesë. Gjithashtu, Lori Bala vjen këtë herë në juri, pas një sezoni të kaluar si balerine profesioniste. Valbona Selimllari do të jetë edhe në këtë sezon të dytë, ndërsa kryetar i jurisë është Ilir Shaqiri. Në këtë ditë të sotme, pasi janë konfirmuar pjesëmarrësit dhe juria, vjen edhe publikimi i promos zyrtare të “DWTS”. Në klip konfirmohet se Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik. Ky show kaq i ndjekur nga shikuesit do të nisë më 6 Tetor dhe do të transmetohet live çdo të premte në Top Channel.