Bota Lifestyle

Publikohet lista, ja qytetet më të mira në botë për jetën e natës!

Cilat janë qytetet më të mira në botë? “Time Out” ka bërë renditjen e qyteteve që spikasin për jetën e natës. Dhe në vend të parë ka renditur Rio De Janeiro në Brazil. Ai është shpallur vendi më i mirë në botë për të festuar, sipas sondazhit të realizuar nga “Time Out”.

Dielli, deti dhe samba janë një “armë” e fortë e Rio De Janeiro. Ky qytet renditet gjithashtu shumë lart edhe sa i përket çmimeve të përballueshme. Sipas të njëjtit sondazh, në Europë vendi më i mirë për të festuar është Berlini. Ja lista me 13 qytetet më të mira në botë për jetën e natës:

1. Rio De Janeiro, Brazil

2. Manila, Filipine

3. Berlin, Gjermani

4. Guadalajara, Meksikë

5. Austin, Teksas, SHBA

6. Lagos, Nigeri

7. Roterdam, Holandë

8. Machester, Angli

9. Budapest, Hungari

10. Accra, Ganë

11. Buenos Aires, Argjentinë

12. Taipei, Tajvan

13. Singapor

Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet. Ky element analizohet nga Numbeo, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera. Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje. Zbuloni më shumë në këtë link.