Aktualitet

Publikohet FOTOJA e Dritan Nanos, organizatorit të dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi!

Në foton e mëposhtme është Dritan Nano, i cili u arrestua si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.

Nano ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës (29 Maj) në ish-Bllok kur juristi sapo kishte lënë djalin në kopsht.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano.

Organizatori i sulmit ndaj avokatit nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa kjo e fundit disponon prova të mjaftueshme për implikimin e tij në ngjarje.

Dritan Nano raportohet se ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të juristt, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”.

Një ditë pasi u dhunua barbarisht në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, vijon e rëndë gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi. 45-vjeçari i cili u godit me leva e doreza hekuri për shkak të detyrës mbahet në monitorim mjekësor në Reanimacionin e Spitalit të Traumës në kryeqytet. Pasi la fëmijën e tij në kopësht, dje në zonën e ish-Bllokut, Mëngjesi u dhunua nga tre persona të identifikuar nga policia si shtetasit Dorian Alia, Elton Kasaj e Drivaldo Aliaj. Një person i katërt, Romario Tabaku akuzohet se siguroi largimin e tyre nga vendngjarja.

Blutë vunë në pranga personin e dyshuar si porositësin e dhunës ndaj avokat Mëngjesit, Dritan Nanon, i cili mohoi përfshirjen. Tre të tjerët janë në kërkim. Për çdo informacion që do të çojë në kapjen e tyre, policia ofron 20 mijë euro shpërblim. Plani për ta dhunuar avokatin mendohet të jetë përgatitur një muaj më parë. Personat e përfshirë kishin lidhje krushqie mes tyre.