Gossip

Publikohet dokumenti, Liam Payne ‘bombardonte’ ish-partneren dhe familjen e saj me imazhe seksuale!

Liam Payne i dërgonte ish-partneres Maya Henry dhe familjes së saj foto dhe video të tijat “shqetësuese”, sipas një dokumenti zyrtar, raporton Page Six. Në një letër dërguar Payne dhe avokatëve të tij vetëm një javë para vdekjes tragjike në Buenos Aires, avokatët e Henry deklarojnë se ai kishte “dërguar vazhdimisht imazhe dhe foto Maya-s dhe familjes së saj në të kaluarën të cilat nuk i ishin kërkuar dhe ishin shqetësuese”.

Në imazhe përfshiheshin, por jo vetëm, “foto të organeve gjenitale dhe video të ndryshme të Payne duke kryer akte të çuditshme seksuale vetjake”. Në dokument, Payne akuzohet për “komunikim aktiv” me palët e treta për të shpërndarë “materiale vizuale intime” të ish të dashurës. Sipas letrës, më 6 tetor Henry mori një mesazh në Instagram nga një grua që thoshte se e njihte mirë ish-anëtarin e One Direction. Ajo thoshte se kishin nisur të flisnin para disa vitesh. Page Six ka marrë një kopje të mesazhit ku gruaja e paidentifikuar thotë:

Arsyeja kryesore që të shkrova është sepse së fundmi ai nisi të më dërgonte email-e dhe kur e  pyeta kush ishte, më pyeti nëse doja foto nudo tuat ose të dashurës së tij aktuale.

E dashura aktuale e këngëtarit ishte Kate Cassidy me të cilën ndodhej në Argjentinë përpara se të humbiste jetën. Më tej gruaja i thotë ish-it të tij se iu përgjigj Payne “absolutisht jo” për fotot e ish-ave të tij dhe shtoi se donte “ta lajmëronte Henry për ofertën e tij”. Gruaja deklaron se në një moment është kontaktuar edhe nga Cassidy që e ka pyetur pse i dashuri i saj ia kishte bllokuar numrin. Ajo sqaron se nuk po i përgjigjej më dhe ai e kontaktonte me llogari të reja iCloud, numra të ndryshëm celulari dhe Snapchat.

Avokatët e Maya Henry kërcënojnë në letër se do të ndërmarrin masa në rast se këngëtari “denigron, kërcënon, ngacmon ose intimidon” klienten ose familjen e saj. Gjithashtu ata shkruajnë se Henry do të kërkonte dëmshpërblim por nuk bëhet e ditur shuma. Ata përmbyllin duke njoftuar Payne dhe ekipin e tij se kishte 10 ditë afat për t’iu përgjigjur letrës dhe se ai do të ndalonte “ndërmarrjen e çdo veprimi që mund të lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me shpërndarjen, komunikimin ose transferimin e imazheve në fjalë”. Nuk dihet nëse kërkesa e tyre ka marrë përgjigje nga Payne apo ekipi i tij. Këngëtari ndërroi jetë më 16 tetor, përpara afatit.