Aktualitet

Publikohen fotot! Nuredin Dumani fliste “live” nga burgu me Alda Nikollën, ja si u lidhën!

Alda Nikolli, një nga motrat nga Lezha që iu vu tritol në banesën ku jetonin në Elbasan, tregon për Top Channel se pas kësaj ngjarjeje fshihet Nuredin Dumani.

Ajo thotë se ka pasur komunikime prej dy muajsh me të pandehurin e drejtësisë, një marrëdhënie që sipas saj përfundoi me kërcënime. Në fotot e treguara për TCH, ajo fakton se ka pasur komunikime të vazhdueshme në kamera me Nuredin Dumanin, nga qelia ku ai qëndron, në burgun 313.

Alda tregon se e ka njohur nga partneri i motrës së saj Xhovanës, Amarildo Xhanejt, i cili ndodhet në burg. Sipas saj, Nuredini i ka kontaktuar dy motrat më qëllim për t’i përdorur dhe se ajo nuk e dinte që kishte një të dashur, e cila është bërë shkak për kërcënimet e marra.

Kjo ka qenë një nga ngjarjet më në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve. Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli ndodhen të dy në burgun 313 në Tiranë, ku është raportuar se mes tyre ka pasur një përleshje fizike 5 ditë më parë.

Por kush është e dashura e Nuredin Dumanit?

22-vjeçarja Mirjeta Hajdini, e cila u ndalua bashkë me Nuredin Dumanin natën e arrestimit të tij në 29 Mars 2022 dhe më pas mori masën e sigurisë detyrim paraqitje 2 herë në javë nga Gjykata e Elbasanit. Gjatë seancës në prill të 2022-it, 22-vjeçarja nga Kosova deklaroi se bashkëjetonte prej një viti me Dumanin në Gjilan, dhe se ajo e njihte me emrin Ardit Spahiu.