Sot po tregohemi mjaft ‘zemërgjerë’ me ju… Gjatë ditës së sotme ju kemi zbuluar pak nga prapaskenat e sheshxhirimit të “Në kuadër të dashurisë”.
E nëse menduat se kaq ishte, na lini t’ju themi që e keni gabim. Që në çastin kur u paralajmërua se do të niste puna për një film të ri shqiptar, publiku nuk rreshti me pyetjet dhe kuriozitetin e tyre.
E ja ku jemi pra! Së fundmi janë publikuar dhe disa foto nga xhirimet e filmit.
Në foto mund të shohim grupin e punës duke përgatitur gjithçka me imtësi që sheshi i xhirimit të jetë i pa të metë. Ashtu siç zbuluam dhe ditën e sotme, aktorët në këtë skenë janë Sara Hoxha dhe Besmir Bitraku.
Dyshja shihet në një stallë derrash duke krijuar kështu konceptin e një kontrasti realitetesh, Sara e veshur me taka dhe rroba elegante, ndërsa Besi me kominoshe pune dhe çizme llastiku. Nga fotot e publikuara shihet dhe një tjetër aktor, Roerd Toçe. Është ai që duket se ‘shpëton’ Sarën nga kjo skenë… Por duhet të prisni dhe pak për të vënë në punë çdo pjesë të këtij ‘puzzle’-i!