Sport

Publikohen formacionet zyrtare, ja ‘luftëtarët’ kuqezi përballë Spanjës!

Publikohen formacionet e Shqipëri-Spanjë, duel ku kuqezinjtë luajnë fatet e një kualifikimi historik që e urojnë gjithë shqiptarët.

Trajneri Sylvinho ka zgjedhur rreshtimin 4-1-4-1, me majën e sulmit që i besohet Rey Manajt.

Rotacion masiv në kampin kundërshtar, me trajnerin Luis De la Fuente që ka lënë pushim titullarët.

Në të njëjtin orar – 21:00 – luhet edhe Kroaci-Itali, “finalja” tjetër e grupit B të Euro 2024.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Manaj, Asani.

SPANJA: Raya, Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo, Merino, Zubimendi, Dani Olmo, Torres, Joselu, Oyarzabal.

Si kualifikohet Shqipëria:

-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.

-Fitore me Spanjën: Disfatë/Barazim i Sllovenisë; Disfatë/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.

-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.