FBI ka arrestuar një person si të dyshuar për zbulimin e dokumenteve sekrete të inteligjencës amerikane në lidhje me planet e sulmit të Izraelit ndaj Iranit.
Shtetasi Asif W.Rahman u padit të enjten e kaluar për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacioneve të mbrojtjes kombëtare. Ai u arrestua dje në Kamboxhia. Sipas CNN, Rahman ishte i punësuar nga CIA, ndërsa dokumentet e gjykatës tregojnë se ishte i punësuar nga qeveria amerikane.
Dokumentet sekrete u postuan nga një llogari në Telegram gjatë muajit tetor, të quajtur “Middle East Spectator”. Ato janë të dhëna tepër sekrete.
LEXO EDHE: Një nga kritikët më të zëshëm të Vladimir Putinit, gjendet i vdekur në Beograd
Dokumentet tregojnë se Izraeli gjithmonë ka refuzuar ta konfirmojë publikisht se vendi ka armë bërthamore.
Top Channel