Lifestyle Love & Sex

Psikologu këshillon, tre shenjat që ju paralajmërojnë se ka ardhur koha t’i jepni fund lidhjes suaj!

Psikologu klinik, Aria Campbell-Danesh, ka ndarë tre shenja kritika që tregojnë se është koha të largoheni nga ajo lidhje. Campbell-Danesh, i cili po ashtu është autor i librit “A Mindful Year”, ndan këshilla të shumta përmes llogarisë së tij në Instagram. Ai gjithashtu jep këshilla edhe për sa i përket marrëdhënieve. Ai shpjegon:

Shenja e parë është nëse ndiheni vazhdimisht të mosrespektuar ose të nënvlerësuar. Respekti i ndërsjellë është themeli i çdo marrëdhënieje të shëndetshme dhe pa të, lidhja ka gjasa të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi.

Shenja e dytë sipas ekspertit, është nëse vëreni mungesë përpjekje nga partneri juaj për të adresuar çështjet e përsëritura.

Marrëdhëniet kërkojnë që të dy partnerët të punojnë për problemet dhe të rriten së bashku. Nëse vetëm një person është i përkushtuar për t’i përmirësuar gjërat, kjo është një shenjë e çekuilibrit që mund të çojë në pakënaqësi. Së treti, nëse e gjeni veten duke kompromentuar vazhdimisht vlerat dhe lumturinë tuaj vetëm për të ruajtur paqen. Një marrëdhënie duhet të përmirësojë jetën tuaj, jo ta vështirësojë atë.

Rikujtojmë se, nëse ndonjëherë keni dëgjuar për “rregullin 777”, kjo është një metodë që ndihmon në forcimin e lidhjes me partnerin tuaj. Ky rregull sugjeron se për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të fortë, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë, të ndarë në periudha të caktuara.