Sport

PSG nuk lëshon Mbappe, ofertë faraonike 800 mijë euro në javë!

Paris Saint-Germain i ka bërë një ofertë faraonike Kiljan Mbappe për të penguar sulmuesin që të shkojë te Real Madrid në fund të sezonit.

23-vjeçari është një ndër objektivat më të mëdha të merkatos së madrilenëve teksa vitin e kaluar u përfol se transferimi ishte çështje e zgjidhur, shkruan Goal.

Mbappe më parë e kishte mbajtur pak të fshehtë admirimin e tij për Real Madridin dhe dëshirën e tij për t’u transferuar, por tani përflitet se po konsideron ofertën e fundit të kontratës së PSG-së.

Kontrata e re do t’i siguronte francezit 800 mijë euro në javë, ose 50 milion euro në vit.

Kujtojmë se mediat spanjolle njoftuan ne fillim të këtij viti se Mbappe se e kishte kompletuar transferimin te klubi mbretëror.

Sa i përket marrëveshjes së përfolur, çmimi bazë i transferimit ishte 170 milionë euro. Por, Reali do të paguajë edhe dhjetë milionë të tjera në formë bonusesh, duke u bazuar në performancën, golat e shënuar dhe titujt e fituar.

Duke u bazuar në këtë marrëveshje, Kylian Mbappe do të bëhej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymar, i cili nënshkroi për Paris Saint-Germain-in në vitin 2017 nga Barcelona për shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Në anën tjetër, klubi francez do ta humbiste yllin e parë të madh që nga koha kur Ronaldinho u largua drejt Barcelonës (2003) për t’u bërë një legjendë e futbollit.

Për Mbappe është realizimi i ëndrrës fëmijërore dhe rrugët e tij janë të hapura për t’u shndërruar në superyllin e ri të Real Madridit, por edhe të futbollit në përgjithësi.