Celebrities Film & Tv Gossip

Pse Zendaya ndihet krenare që ka në krahun e saj një Spider-Man?!

Tom Holland u kthye nga një person i panjohur në një yll të Hollywood-it pasi mori rolin e një superheroi në ‘Marvel’. Bëhet fajlë për Spider-Man dhe mesa duket Tom Holland një gjë të tillë e ka pasur si një ëndërr të tijën të fëmijërisë që dëshironte ta realizonte.

Pavarësisht se tani ai e ka realizuar ëndrrën e tij, ishte e dashura e tij, aktorja amerikane Zendaya, e cila postoi në rrjetin e saj social Instagram disa foto të Tom duke shkruar se:

Spider-Man im, jam shumë krenare për ty, disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë dhe është gjë e mirë.

Ky postim ka ardhur pasi filmi “Spider-Man: No Way Home” doli në kinema këtë javë. Theksojmë se“Spider-Man: No Way Home” ka kaluar çdo pritshmëri. Për shumë pak orë filmi më i ri i “Marvel Cinematic Universe” ka fituar 121.5 milionë dollarë në shitjet e biletave brenda SHBA. Analistët deklaruan për “CNBC” se pritet që filmi të gjenerojë më shumë se 250 milionë dollarë, ose mund të arrijë në 265 milionë dollarë.

Tashmë, “Spiderman: No Way Home” është zyrtarisht filmi me fitimin më të lartë të epokës së pandemisë, por ka shansin gjithashtu të renditet në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë.