Tech

Pse Sam Altman nuk mendon se Inteligjenca Artificiale do të zëvendësojë shkrimtarët?!

Ndërsa shumë profesione janë në dukje në rrezik që një ditë të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale, Sam Altman nuk beson se shkrimtarët janë një prej tyre. Në një intervistë me shkrimtarin dhe podcast-erin David Perell, CEO i OpenAI tha se ai nuk sheh asnjë provë që AI “po vret shkrimin”. Ndërsa puna e krijuar nga AI ka përshkuar gjithnjë e më shumë detyrat e shkollës, për shqetësimet e shumë edukatorëve, ajo ka filluar gjithashtu të depërtojë në punët e shkrimit profesional.

Dhe disa shkrimtarë madje po bashkohen me firmat e AI për të përmirësuar më tej aftësitë e tyre të shkrimit të bisedave. Por Altman mbetet i sigurt se “shkrimtarët njerëzorë” do të ruajnë një avantazh ndaj AI si në rastin e gjenerimit të ideve origjinale. “Padyshim që nuk është se do të zëvendësoj idetë së shpejti. Është një mjet i jashtëzakonshëm për shkrimtarët, por definitivisht jo një shkrimtar”.

Ndërsa Altman mendon se chatbot-et e AI mund të funksionojnë në mënyrë të ngjashme me një “bashkëpunëtor”, tha se do të duhej “super-inteligjencë e plotë”, ose AI që arrin ose tejkalon inteligjencën njerëzore, përpara se AI të kërcënojë të zëvendësojë shkrimin njerëzor. “Ne kemi çështje shumë më të mëdha për t’u shqetësuar në atë pikë”-ka shtuar ai. Miliarderi tha se një nga pikat kryesore të një libri me ndikim është lidhja e brendshme njerëzore e krijuar midis lexuesit dhe autorit, një lidhje që ai mendon se AI nuk mund ta përsërisë.

Zhvilluesi i Inteligjencës Artificiale me bazë në Kaliforni, Open AI, po kërkon edhe 6.5 miliardë dollarë nga investitorët. Me këtë rast, vlera e saj kap shumën e 150 miliardë dollarëve  duke iu referuar burimeve anonime të informuara për Bloomberg. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlerësimi i mëparshëm i vlerës së tregut të OpenAI në fillim të këtij viti, i cili ishte 86 miliardë dollarë, shtoi agjencia me bazë në New York.

Open AI po konsideron gjithashtu t’u kërkojë bankave 5 miliardë dollarë kredi. Burimet theksojnë se bisedimet e sipërpërmendura të financimit të OpenAI janë ende në vazhdim dhe kushtet mund të ndryshojnë. Sipas raporteve, OpenAI nuk është startup-i i parë i madh i teknologjisë që i afrohet bankave të Wall Street për një kredi, pasi kompani të tilla si Facebook, Alibaba ose Uber e kanë bërë këtë përpara se të prezantojnë një ofertë fillestare publike (IPO) dhe të dalin publikisht tregu.