Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe dy vite më parë u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.
Vetëm para pak kohësh, djali i tyre Krid festoi ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë dhe të lumtur për çiftin, Elgiti vendosi që t’i bënte një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.
Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi këtë surprizë që i bëri Kleas. Ai u shpreh mbi propozimin se:
Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabime, por më mirë vonë sesa kurrë. E bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harraq, i harroj gjërat.
Pak ditë më parë gjithashtu dhe Klea reagoi pas surprizës së Elgitit. Në disa postime nga festa e ditëlindjes së Krid, ajo i shoqëroi me mbishkrimin:
Me dy çunat që i kanë dhënë kaq shumë dritë jetës sime. S’mund të isha më shumë e lumtur se në 2 vjetorin e dashurisë sime të përjetshme. Sa shumë festa na presin bashkë o Krid… P.S Dita që nuk shpëtoi pa një surprizë edhe për mamin.
Së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Klea na ka treguar se me partnerin e saj po punojnë me një muzikal, teksa ajo shfaqet duke regjistruar në studio muzikore. Mesa duket dyshja do ta sjellin si një projekt të madh, pasi Klea ka pyetur ndjekësit e saj nëse e kanë parë ‘High School Musical 2’.