2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale dhe këtë herë ai duket se ka hasur një problem të vogël me policinë.
Me anë një Instastory të publikuar, 2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.
Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki
Kënga më e fundit e reperit është solo dhe quhet “Amore”. Një projekt muzikor për dashurinë nga ato që reperi di të bëjë më mirë ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 8 milion klikime në YouTube.