Fansat e Eurovizionit kanë akuzuar konkursin e këngës se manipuluan me rezultatin për të lejuar Suedinë të fitojë. Thuhet se organizatorët orkestruan fitoren e Loreen në mënyrë që Suedia ta organizonte vitin e ardhshëm që përkon me 50 vjetorin e fitores së grupit ABBA.
Secili nga 26 shtetet luftuan për të marrë trofeun, por ishte Suedia ajo që triumfoi, me Loreen që shënoi historinë si gruaja e parë që fiton dy herë konkursin. Por jo të gjithë ishin dakord që Suedia e meritonte vendin e parë dhe spekuluan se konkursi ishte manipuluar. Dikush në rrjet vuri në dukje:
Nuk po them se është e manipuluar, por… Suedia fitoi një vit para përvjetorit të fitores së ABBA-s, më duket shumë e përshtatshme.
Dikush tjetër shtoi:
Përvjetori i ABBA-s dhe fitorja e Suedisë më duket e çuditshme.
Grupi suedez, ABBA, ishin pjesëmarrës në Eurovision Song Contest 1974 me Waterloo dhe Bjorn, Benny, Agnetha dhe Anni-Frid, të cilët edhe u shpallën fitues. 2024 shënon saktësisht 50 vjet nga fitorja e tyre, me shumë njerëz që presin që grupi të performojë në konkursin e vitit të ardhshëm.