Një modele dhe trajnerë fitnesi në “Instagram” është duke u përballur me reagime të ashpra pasi postoi fotografi kontroverse në rrjetet e saj sociale. 28-vjeçarja Vera Zinger ndau me ndjekësit një imazh të saj ku shfaqej e veshur me pantallona të shkurtra dhe reçipeta. Deri këtu gjithçka mirë, por ajo kishte pozuar para monumentit të Budës së Madhe në Phuket, Tajlandë.
Buda e Madhe është një vend fetar i rëndësishëm dhe vizitorët këshillohen të vishen në mënyrë modeste, me këmbët, shpatullat dhe gjoksin e mbuluar. Por modelja kishte zgjedhur që të shfaqte dekoltenë, barkun dhe këmbët jashtë.
“Të lutem mbaj linjën, jam e zënë”, ka shkruar ajo krahas këtyre pozave që nuk janë pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj.
Përdoruesit e rrjeteve sociale e kritikuan menjëherë 28-vjeçaren në lidhje me veshjen e saj. Sipas tyre, ajo ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme për vendin ku ndodhej.
Komenti: Nuk po e kritikoj për pamjen e saj, mendoj se ajo ka një trup të mrekullueshëm… Por unë jam Thai dhe mendoj se është mungesë respekti për të që të vishet kështu para statujës së Budës së Madhe
Një tjetër shton:
Meqenëse se ka një kod veshje për shpatullat dhe gjunjët, duhet të mbulohen kur vizitohen vendet ose tempujt, zakonisht ne veshin një shall apo një fund të gjatë…Nëse po udhëtoni jashtë shtetit, ju lutemi bëni disa kërkime paraprakisht”, ka vijuar një tjetër.