Në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës “Qatar 2022” u bë e ditur që nuk do të marrë pjesë Shakira. Kolumbiania, një përfaqësuese e rregullt në këtë lloj eventi, siç është parë në Kupat e Botës gjatë viteve të kaluara, nuk do të performojë në Katar, njësoj si Dua Lipa.
Pa Shakirën, ceremonia humbet shumë, pasi ajo është një nga artistet më të komentuara të momentit. Ndarja e saj nga Gerard Pique ka shërbyer vetëm për të rritur popullaritetin e saj. Sipas gazetës Metro, këngëtarja nuk ka qenë asnjëherë në bisedime për të performuar në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022. Thashethemet mund të vijnë nga fakti se organizatorët e ceremonisë së hapjes kanë krijuar një listë të artistëve që do të donin të performonin dhe mes tyre ishte edhe Shakira. Ky konfuzion për pak i ka kushtuar shtrenjtë këngëtares kolumbiane.
Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare nga Shakira, por mediat sociale tashmë kanë dhënë verdiktin e saj. Duke u lidhur me këtë ceremoni, Shakira ishte në rrezik për të humbur reputacionin e saj për disa kohë, pasi shumë artistë kanë refuzuar të performojnë në Katar pavarësisht milionave që u janë ofruar. Shakira ka qenë gjithmonë një person thellësisht e përkushtuar ndaj barazisë dhe të drejtave të njeriut, diçka për të cilën do të ishte pyetur nëse do të kishte pranuar të performonte në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2022.
Nga ana tjetër së fundmi faqja zyrtare e FIFA-s në Facebook njoftoi artistët që tashmë janë konfirmuar që do të interpretojnë në ceremoninë hapëse. Ata do të jenë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma dhe këngëtarja e famshme libaneze Myriam Fares. Në njoftimin e FIFA-s thuhet:
Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore. Maluma dhe Myriam do të performojnë në Al Bidda Park.