Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Bardhi është suprizuar nga motra e tij. Pas takimit me Afërditën, ajo është pyetur nëse dëshironte të takonte ndonjë banor tjetër dhe ajo u shpreh se në veçanti jo edhe pse prisnim që ajo të takonte Sarën. Pas përfundimit të spektaklit, Meritoni ka folur me Sarën dhe ka komentuar veprimin që bëri motra e Bardhit.
Meritoni: Pse mendon ti që nuk të takoi sot motra e Bardhit?
Sara: Nuk e di, ti pse mendon?
Meritoni: A e ke menduar ndonjëherë?
Sara: Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen
Meritoni: Unë mendoj që ndoshta ka parë disa gabime që ke bërë ti ndaj raportit me Bardhin
Sara: Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mija përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë. Por unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam.
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Ndërkohë, duket se çifti Sara-Bardhi ka patur ulje-ngritje, teksa në prime-n e djeshëm janë shprehur për këtë.