Aktualitet

“Pse nuk më merr djalin te Kombëtarja”/ Zbardhet arsyeja e kërcënimit, presidenti i klubit “Iliria” bashkë me dy djemtë e tij i shkuan Dukës te shpia dhe …

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arsyet e kërcënimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka nga presidenti i Klubit “Iliria”, dy futbollistë dhe disa persona të tjerë.

Për ngjarjen e raportuar në pranga janë vënë në pranga presidenti i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy futbollistët, Santiano Selmani e Brajan Selmani dhe shtetasit Redian Haxhi e Petrit Selmani.

Sipas informacioneve presidenti i klubit “Iliria” ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës. Rreth orës 21:30, ata e kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa.