Celebrities Gossip Showbiz

Pse njerëzit mendojnë se Ronaldo dhe Georgina janë martuar në fshehtësi?

Njerëzit duket se janë të sigurt që futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, është martuar me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Dyshimet erdhën pasi ai e quajti modelen “gruaja ime” gjatë një videoje të re stërvitjeje në shtëpi për një markë fitnesi.

Gjëja më e rëndësishme në jetë nuk është ajo që bëni, por ajo që duhet të bëni. Kur nuk jam duke u stërvitur me klubin, më pëlqen të stërvitem me gruan time në shtëpi…  Unë e shtyj atë dhe Georgina mua. Kështu që ne thjesht stërvitemi së bashku

I pyetur nga “Page Six” nëse Cristiano është i martuar apo jo, publicisti privat i futbollistit portugez tha:

 Nuk mund ta konfirmoj apo mohoj që Cristiano është i martuar me Georgina. Thjesht nuk e di

Por admiruesit e tij nuk i kanë kursyer mendimet në komente dhe thuajse të gjithë kanë të bëjnë me faktin se janë martuar, ndoshta në fshehtësi.

“A tha gruaja ime? A janë martuar në fshehtësi?” një komentues ka shkruar; “Gruaja??” shkroi një tjetër; “Ai tha ‘gruaja ime’ olalaaa,” tha një person i tretë.

Ronaldo dhe Georgina filluan të takoheshin në vitin 2017 pas një takimi të rastësishëm në dyqanin Gucci ku ajo punonte.

Ronaldo është babai i djalit Cristiano Ronaldo Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo nga një nënë surrogate. Ai gjithashtu ka dy vajza, Alana dhe Bella të cilat kanë lindur nga romanca me Rodríguez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHOOP (@whoop)