Gjatë javës ju shpesh e pini kafen me nxitim, teksa jeni duke u bërë gati, apo në çastin kur ju mbyllen sytë dhe dita vazhdon ende me rutinën e saj. Ndërsa të dielën nuk ndodh kështu. Të dielën ju e pini kafen me gjithë kënaqësinë tuaj. Por pse na shijon kaq shumë kafja këtë ditë specifike?
Kjo, për të plotësuar një mëngjes të vonë me familjen, apo një takim me miqtë. Të dielën edhe nëse e pini kafen po aq herët sa çdo ditë keni më shumë mundësi për të qëndruar për ta nuhatur, për ta pirë më ngadalë, për të ndjerë shijen e vjetër në qiellëz. Këto gjatë një mëngjesi të ditëve të tjera të javës, nuk janë shumë të mundura. Në kokë të shkojnë shumë mendime dhe ti nuk përqendrohesh te veprimet, siç është edhe pirja e kafes dhe pothuajse nuk e kupton shijen e saj.
Por një arsye tjetër është që, të dielave kafen e pimë më vonë sesa zakonisht. Zakonisht e organizojmë që ta pijmë jashtë me miqtë dhe takimi nuk ka pse të jetë në kohën kur fillon puna. Dhe gjatë këtyre orëve trupit i ka munguar kafeja. Ju ka munguar në një farë mënyre për shijen e saj dhe prandaj sapo vjen filxhani ju e ndjeni menjëherë aromën e saj që ju kujton sa ju pëlqen kafeja.
Rikujtojmë se, një studim ka treguar se njerëzit që pinë kafe të zezë të hidhur pa sheqer kanë më shumë gjasa të shfaqin tipare të personalitetit antisocial. Hulumtimi u krye në Universitetin e Insbrukut dhe përfshinte 500 gra dhe burra. Shkencëtarët besojnë se njerëzit që pinë kafe pa sheqer dhe pëlqejnë shijet e hidhura kanë karakteristika jo edhe aq të pëlqyeshme për të gjithë. Ekspertët zbuluan se njerëzit që preferojnë pije me shije të hidhur, si kafeja e zezë pa sheqer ose toniku, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë shenja të makiavelizmit, sadizmit dhe narcizmit, që do të thotë se ata janë më të prirur ndaj tradhtisë, manipulimit, egoizmit ose kënaqen me vuajtjet dhe dhimbjet e të tjerëve.