Askush nuk dëshiron të zgjohet me dhimbje koke. Disa herë, ne mund të mendojmë se një qetësues do të jetë mjaftueshëm për ta lehtësuar, por dhimbjet e kokës shpesh mund të kenë arsye më të thella. Ato mund të ndodhin për shkak të dehidratimit, shpesh si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit ose qëndrimit të gjatë në diell.
Dhimbjet e kokës në mëngjes janë mjaft të zakonshme dhe mund të shfaqen për shumë arsye, shumë prej të cilave nuk janë të rrezikshme.
Sipas “National Health Service”, disa shkaktarë të zakonshëm përfshijnë ftohjen, gripin ose stresin. Ndërsa në shumicën e rasteve nuk ka arsye për t’u shqetësuar, kur dhimbjet e kokës përsëriten, ato mund të jenë një shenjë e një problemi më të thellë dhe mund të kërkojnë këshilla mjekësore.
Disa ekspertë të “Harvard Health” kanë zbuluar se ka rreth 300 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës. Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes zakonisht ndodhin mes orës 4 dhe 9 të mëngjesit dhe shpesh shkaktojnë ndërprerje të gjumit. Këto mund të ndahen në lloje të ndryshme, duke përfshirë dhimbjet e kokës gripale, tensioni dhe migrenën. Studimet tregojnë gjithashtu se njerëzit që vuajnë nga dhimbje koke në mëngjes shpesh kanë çrregullime të gjumit.
Një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës në mëngjes mund të jenë çrregullimet e ritmit cirkadian, që ndodhin kur ora natyrale e trupit është e ndikuar nga faktore si puna me turne. Ky çrregullim mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe të shkaktojë dhimbje koke gjatë zgjohet.
Po ashtu, çrregullimet e gjumit janë një tjetër shkaktar i dhimbjes së kokës. Pagjumësia, për shembull, mund të jetë një arsye e zakonshme për migrenat në mëngjes, pasi truri nuk arrin të pushojë si duhet. Probleme të tjera si narkolepsia, ecja në gjumë, përdorimi i një jastëku të gabuar dhe ndryshimet e papritura në orarin e gjumit mund të kontribuojnë gjithashtu në këtë dhimbje të pakëndshme.
Për të menaxhuar dhimbjet e kokës, është e rëndësishme të keni një regjim të shëndetshëm gjumi dhe të shmangni faktorët që mund të shkaktojnë çrregullime të tij. Po ashtu, nëse dhimbjet e kokës janë të vazhdueshme, është e këshillueshme të konsultoheni me një mjek për një diagnozë të saktë.