Botë e Çuditshme Lifestyle

Pse meshkujt nuk i dëgjojnë femrat?

Zakonisht femrat flasin më shumë se meshkujt, por a e keni menduar ndonjëherë se pse nuk ju dëgjojnë ata?!

Pavarësisht nëse është një i dashur, një vëlla ose një mik, ne të gjithë njohim një djalë që nuk është një dëgjues i mirë. Dhe nuk ka lidhje me gjendjen e tyre emocionale, por disa studime kanë treguar disa fakte të vërteta se pse meshkujt nuk i dëgjojnë femrat.

Zërat femërorë e bëjnë trurin e meshkujve të punojë më shumë. Një studim zbulon se burrat reagojnë ndryshe ndaj zërave femrëror. Burrat kanë më pak aktivitet në disa pjesë të trurit të tyre kur burrat e tjerë flasin. Në fakt, truri i burrave duhej të punonte më shumë për të deshifruar dhe kuptuar se çfarë po thoshin gratë. Kjo do të thotë që burrat mund ta kenë më të vështirë të kuptojnë kuptimet dhe emocionet e asaj që gratë thonë.

Zërat femërorë janë më pak autoritarë. Është zbuluar se madhësia e kordave vokale të gruas dhe laringut është e rëndësishme pasi njerëzit me nivele më të larta merren më pak seriozisht. Në fakt, studimi na tregon se ne kemi më shumë besim te njerëzit me zë të ulët dhe se i preferojmë ata në rolet drejtuese. Kjo është një nga arsyet pse burrat mund të mos i dëgjojnë aq shumë gratë sa dëgjojnë bashkëmoshatarët e tyre.

Zërat e grave janë më kompleksë. Diferenca midis zërit të femrës dhe mashkullit është thelbësore këtu. Kur gratë flasin, ato përdorin shumë më shumë tinguj sesa burrat dhe kanë tendencë të flasin në një mënyrë më melodike. Këta 2 faktorë mund ta bëjnë të ndërlikuar që truri i burrave të kuptojë shpejt se çfarë thonë gratë, pasi ka më shumë për të deshifruar.