Botë e Çuditshme

Pse macet ju ndjekin kur shkoni në tualet?

Kafshët shtëpiake ju ndjekin nga pas gjatë gjithë kohës, madje edhe në tualet. Nëse macja juaj ju ndjek edhe në tualet, tingëllon çuditshëm, por kjo sjellje ka disa kuptime që ju duhet t’i dini patjetër.

Mos mendoni se kotelja juaj po ndërhyn në këtë moment privat vetëm për t’ju bezdisur. “Macet gjithmonë duan të dinë se çfarë po ndodh në territorin e tyre dhe ato ndoshta dëshirojnë të sigurohen që ju të mos bëni asgjë që mund të tërheqë grabitqarët”, -shpjegon Dr. Becker.

Është e lehtë të harrosh se macet tona do të konsideroheshin si grabitqare dhe pre nëse do të jetonin me kafshë të egra.

“Macet ndoshta e dinë që kur jemi në tualet, ne jemi një audiencë e zënë rob” -thotë studiuesi i maceve Mikel Delgado në një intervistë për ‘Inverse’.

Në ditët e sotme, ne jemi aq të zënë dhe të shpërqendruar sa shumë mace ndoshta po kërkojnë një mundësi për të pasur vëmendjen tonë në çdo moment, madje edhe në kohën kur ne shkojmë në tualet.