Mbrëmjen e sotme u transmetua në Top Channel episodi i dytë i sezonit të dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Arjan Konomi është shprehur rreth këngës që Luizi i dedikoi Kiarës dhe se i ka bërë përshtypje që një këngë dedikuar të dashurës, nuk përmend emrin e saj dhe mbase këngëtari ka menduar ndarjen. Arjani solli në vëmendje konkurrentin e ‘Përputhen’, Mevlanin, i cili pas ndarjes fshiu këngën në Youtube ku kishte përmendur emrin e vajzës që donte.
Më bëri përshtypje se e dëgjova me vëmendje kur doli kënga. Mund të ketë vërejtje por kuptohet si është regjistruar e realizuar, nuk janë kushtet optimale. Por prisja një këngë kushtuar dashurisë dhe të dashurës nuk përmendte emrin e Kiarës. Mendova mos e shikon si të mundshme një ndarje të afërt sapo të dalë, pastaj si Mevlani që iu desh ta fshinte pastaj nga Youtube. Ai e do, por për një arsye apo një tjetër nuk ka nevojë ta fshijë nga Youtubve edhe nëse ndahen dhe kënga mbetet.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më Lër të Flas”, Bledi Mane deklaroi se para se të hynte në “BBV2”, ai e ka adhuruar dhe dashur Kiarën. Madje, ai zbuloi se në dhomën e rrëfimit i ka shkruar dhe një këngë, të cilën kishte planifikuar ta këndonte bashkë me Nitën dhe Maestron.