Të qarët shpesh sjell një ndjesi çlirimi, por për disa njerëz, pasojat e tij mund të përfshijnë dhimbjen e kokës. Mjekët ofrojnë disa shpjegime për këtë fenomen.
Sipas mjekes Javeed Siddiqui, të qarët mund të shkaktohet nga stresi, i cili aktivizon çlirimin e hormoneve si kortizoli.
Këto hormone mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe ndjesi irritimi në fyt dhe hundë
Hulumtimet e BBC Science Focus sugjerojnë se stresi gjithashtu shkakton tension në muskujt e fytyrës, duke krijuar presion që kontribuon në dhimbjen e kokës. Mjekja Natasha Bhuyan sqaron se sa më i madh të jetë stresi, aq më e gjatë është e qara dhe aq më e madhe është çlirimi i hormoneve të stresit.
Intensiteti dhe kohëzgjatja e stresit ndikojnë në shkallën e dhimbjes së kokës
Si ta lehtësoni dhimbjen e kokës pas të qarës?
Trajtimi i dhimbjes së kokës pas të qarës është i thjeshtë. Mjekja rekomandon kujdes, pushim dhe hidratim. Ulja e tensionit ndihmon në zvogëlimin e hormoneve të stresit, duke lehtësuar kështu dhimbjen e kokës. Një kompresë e ftohtë mbi sytë ose në pjesën e pasme të qafës mund të ofrojë lehtësim të shpejtë dhe të ndihmojë në ndjesinë e mirë.