Një nga lidhjet më të komentuara të showbiz-it tonë ka qenë padyshim ajo e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek. Pas ndarjes së dyshes, Dafina u përfol kudo në media se ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet.
E mesa duket jo vetëm për Dafinën, por edhe për Dj Geek po përflitet se ka nisur një jetë të re dhe partnerja që spekulohet të jetë është ish- banorja e ‘BBV 2’, Keisi Medini. Dyshimet fillimisht nisën upasi dyshja u panë së bashku në një club të Prishtinës. Burime për “Prive” thonë me siguri se dyshja kanë nisur një lidhje dashurie. Madje, sipas tyre, Keisi ka qëndruar më shumë se një javë në Prishtinë.
Epo, na mbetet të presim, derisa të konfirmohet nga vetë ‘çifti’…
Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë, por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. E padyshim, një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni ka qenë Keisi Medini, e cila edhe pas daljes nga shtëpia ka qenë kryefjalë e mediave. Kjo si pasojë e kuriozitetit të publikut se çfarë do të ndodhte me raportin e saj me Kristin dhe pjesëmarrjes së saj në programin më të ri që pritet të nis në Top Channel dhe të thyejë rekorde, “Kepi i Tundimeve”.