Nëse jeni tunduar nga ideja të kontrolloni profilet tuaja të rrjeteve sociale, duke imagjinuar se çfarë mund të mendojnë të tjerët për jetën tuaj, nuk jeni vetëm. Sipas autores dhe psikoterapistes Eloise Skinner, është një fenomen krejtësisht natyror që shumë njerëz kënaqen. “Dëshira për të kuptuar se si perceptohemi ka qenë e pranishme në instinktin njerëzor për breza të tërë”-tha ekspertja e shëndetit mendor.
Derisa përpiqemi ta kuptojmë veten, duke iu përgjigjur pyetjes së përjetshme kush jemi ne, ne shpesh tërhiqemi në mendimet dhe reflektimet e të tjerëve për të na udhëhequr dhe kur ky mendim i tyre nuk i disponueshëm menjëherë ne përpiqemi të imagjinojmë se çfarë është ky mendim, duke parë se çfarë shohin të tjerët kur shohin profilet tona. Kjo nevojë për pranim dhe status social është formësuar gjatë viteve nga evolucioni. Si rezultat, të gjithë njerëzit kanë një nevojë të rrënjosur thellë për miratim social që përforcohet vetëm nga mediat sociale. Është një përpjekje e nën-ndërgjegjshme për të përmirësuar pozicionin tonë shoqëror dhe për të krijuar një imazh pozitiv për veten, i cili është pjesë e mekanizmave tanë të përballimit të mbijetesës si njerëz. Të përgjosh mediat sociale të dikujt është vetëm një mënyrë tjetër për të kontrolluar perceptimin e të tjerëve për veten.
A janë shndërruar të rinjtë e sotëm në ‘brezinë e shqetësuar’ (the anxious generation) për shkak të telefonave celularë? Gati dy dekada në epokën e telefonave inteligjentë, disa ekspertët po paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të përdorimit të tyre në çdo kohë, kudo. Sidomos kur bëhet fjalë për ata, truri i të cilëve është ende në zhvillim.
Amerikanët nën moshën 30-vjeçare, raportuan nivele më të ulëta lumturie nga viti 2021 në 2023, sesa ata mbi moshën 60-vjeçare, sipas Raportit të Lumturisë Botërore të këtij viti. Jonathan Haidt, psikolog social në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut, ia hedh fajin plotësisht pajisjeve tona. Libri i tij i ri, “The Anxious Generation: How the Great Rewiring of Childhood is Causing an Epidemic of Mental Illness”, argumenton se përdorimi i vazhdueshëm në mediat sociale, që telefonat na kanë dhënë, ka çuar në krahasimin social, pakësimin e gjumit dhe vetminë në brezin Z, të rinjtë e lindur gjatë viteve 1997-2012.