Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’ që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private.
Efi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet. Teksa e kanë pyetur për jetën private, për ish-banorë të BBV, ka patur nga ata që i kanë bërë komente të tipit “dukesh si burrë me rroba femre”.
Pse je bërë kaq e shpifur si Michael Jackson? Dukesh si burrë me rroba femre
Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje përmes një video të postuar në “Instastory” ku bën mimika të ndryshme me fytyrën dh nuk thotë asgjë.
Efi ka publikuar një video në “Instastory”, ku ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe kërcënimet që merr nga fansat e përsonazheve të tjerë publikë. Bukuroshja tregon se ofendime vijnë dhe ndaj familjarëve të saj dhe “këshillon” të gjithë personazhet të edukojnë fansat e tyre.