Hailey Bieber, një nga modelet më të njohura të “Victoria’s Secret”, nuk ishte e pranishme në sfilatën e modës në New York, ku mikeshat e saj Gigi dhe Bella Hadid ndriçuan pasarelën. Mungesa e saj u vërejt menjëherë, dhe një burim për DailyMail shpjegoi arsyet pas këtij vendimi.
Së pari, Hailey është një nënë e re. Fëmija i saj, Jack Blues Bieber, ka lindur më 22 gusht 2024, dhe ajo po përqendrohet në kujdesin për të. “Fëmija i saj është vetëm shtatëjavësh,” theksoi burimi.
Megjithatë, ka edhe dy arsye të tjera që e kanë bërë atë të vendosë të qëndrojë në shtëpi. Thashethemet rreth Diddy-t dhe marrëdhënia e saj e vështirë me babain e saj, Stephen Baldwin, kanë ndikuar gjithashtu në vendimin e saj për të shmangur stresin pas lindjes.
Hailey është shumë e vetëdijshme se duhet të shmangë stresin, sepse ndodhet në një periudhë delikate dhe shëndeti i saj është një prioritet kryesor
Këto faktorë tregojnë se, përveç karrierës së saj, shëndeti dhe mirëqenia e saj dhe e familjes kanë prioritet në këtë periudhë.