Ferrari ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në linjën e tij të superveturave me lançimin e modelit të ri hibrit, F80, i cili zëvendëson motorin e famshëm V12 me një motor V6. Kjo zgjedhje shënon një hap të guximshëm për markën, e cila është njohur historikisht për tingujt e fuqishëm të motorëve të saj me 12 cilindra.
Sipas një videoje të fundit nga kanali YouTube NM2255, F80 u shfaq për herë të parë në pistën e Imola, ku performanca e saj la një përshtypje të fortë. Megjithëse tingulli i motorit nuk arrin të rivalizojë atë të paraardhësve të saj, eksperienca e përgjithshme është një avancim që e bën këtë model të veçantë.
Enrico Galliera, shefi i marketingut të Ferrarit, shpjegoi se vendimi për të instaluar motorin më të avancuar dhe me performancë më të lartë ishte një prioritet.
Ne u përballëm me dilemat se çfarë të zgjidhnim: motorin V12, që është ikonë, apo motorin V6, që ofron performancën më të mirë. Zgjedhja jonë ra mbi performancën
Ai përmendi se Ferrari gjithmonë ka ndjekur parimin e përdorimit të teknologjisë më të përparuar për superveturat e tij, duke e ilustruar këtë me modelin legjendar F40 me motor V8 me turbo.
F80 është e pajisur me motorin V6 të zhvilluar nga Ferrari 499 P, fituesi i garës së Le Mans, duke ofruar një output mbresëlënës prej 900 kuaj-fuqi. Ky motor, së bashku me tre motorë elektrikë, e bën këtë veturë të jashtëzakonshme në performancë dhe efikasitet.
Deri tani, interesi për F80 është jashtëzakonisht i lartë, me 799 njësi që janë shitur përpara lansimit. Kjo tregon se klientët janë të gatshëm të investojnë në inovacionin që sjell ky model, pavarësisht ndryshimeve të rëndësishme në motor.
Me F80, Ferrari demonstron një angazhim të fortë ndaj avancimit teknologjik, duke e shndërruar atë në një lider të ri në segmentin e hiperveturave, duke lënë pas nostalgjinë për motorët tradicionalë.