Lifestyle

Pse e vendosim orën në dorën e majtë?! Ka një shpjegim shkencor dhe historik për këtë!

Nga refleksi, ne e vëmë orën në kyçin e dorës së majtë, por a keni menduar ndonjëherë përse?  Megjithatë, nëse e analizoni mirë, ka disa përjashtime edhe për këtë ‘rregull’. Teksa shumica e njerëzve e mbajnë orën në dorën e majtë, disa tjerë e mbajnë në dorën e djathtë. Gjithashtu mund të keni dëgjuar edhe për ‘rregullin’ se burrat supozohet ta mbajnë orën në dorën e djathtë dhe femrat në dorën e majtë. Por, duket se këto teori janë të mbështetura nga shkenca dhe kanë prapavijë historike.

Historikisht, më herët ka pasur vetëm ora të xhepit; ato ishin bërë shumë të popullarizuara gjatë luftës së Boerit. Zyrtarët i mbanin ato në xhepa të veçantë lëkure të cilët ishin të lidhur me kyçet e dorës. Pavarësisht se kishin qenë të nevojshme për koordinimin e aktiviteteve ushtarake, ato kanë qenë mjaft të mëdha.

Dhe ky nuk ishtedefekti i vetëm në dizajn. Orët ishin delikate me rrota të mëdha balancimi dhe mund të prisheshin shumë lehtë. Për t’i mbrojtur nga dëmet, më së miri ka qenë të mbahen në dorën e cila është më pak dominante, në shumicën e rasteve pra në dorën e majtë.

Por çfarë thotë shkenca? Këtu duhet ta konsiderojmë faktin se jo çdokush e mban orën në kyçin e majtë. Shumica e mbajnë në të majtin, por një pjesë e njerëzve e mbajnë edhe në dorën e djathtë. Por, kur trendi i mbajtjes së orëve në kyçet e dorës kishte filluar të rritej, njerëzve iu duk më e përshtatshme ta mbanin në dorën e majtë.

Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë, kur jeni duke punuar me dorën e djathtë, është shumë më e lehtë ta shikoni orën nëse e mbani në dorën e majtë. Pra, më lehtë e shikoni orën në dorën e majtë dhe në të njëjtën kohë të punoni me dorën e djathtë. Nga ana tjetër, sa i përket çështjes nëse duhet që burrat ta mbajnë orën në dorën e djathtë dhe gratë në të majtën, ky argument nuk ka mbështetje shkencore.