Celebrities Gossip Showbiz

Pse e fshiu videon? Robert Berisha nuk përmbahet në publik me të dashurën e tij!

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, prej kohësh është në një lidhje dashurie me 23-vjeçaren, Ana Skrel, nga Ulqini. Nga postimet e tyre në rrjetet sociale vihet re se dyshja ka nisur pushimet teksa këto ditë të nxehta vere po i kalojnë pranë njëri-tjetrit. Sakaq, Ana Skrel ka publikuar një moment intim, ku Berisha shihet nga pas, duke e përqafuar.

Duket se videoja u shpërnda menjëherë dhe postimi u fshi nga të dy protagonistët, një veprim që ende nuk dihet pse u bë prej tyre.

Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin “Cherry on Top” ku komentoi tema të ndryshme që lidhen me jetën e tij, profesionale dhe personale. Gjatë intervistës me Bora Zemanin, këngëtari i njohur nuk la pas dore edhe komentet që i referoheshin se ai ishte bërë i famshëm falë lidhjes me këngëtaren Nora Istrefi.