Health & Beauty Lifestyle

Pse duhet të konsumoni mollët jeshile?

Mollët jeshile, përveçse janë një burim i shkëlqyer të ushqyesve, ofrojnë përfitime të shumta për organizmin dhe lëkurën. Këto fruta janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina, duke ndihmuar në përmirësimin e tretjes dhe mbajtjen e mëlçisë të shëndetshme.

Për të marrë sa më shumë vlera nga mollët jeshile, ekspertët rekomandojnë që ato të konsumohen me gjithë lëkurë. Lajini mirë përpara se t’i hani, duke përdorur sodë buke ose uthull të tretur në ujë.

Mollët jeshile kanë një nivel të ulët yndyrnash dhe janë të pasura me vitaminë K, e cila ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut. Gjithashtu, ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe A, që mbron qelizat nga radikalet e lira dhe ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.

Një mollë në ditë ndihmon në forcimin e kockave dhe dhëmbëve, ndërsa përbërësit e saj ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. Konsumimi i mollës jeshile në mëngjes, me stomakun bosh, ndihmon në pastrimin e zorrëve dhe ofron kalium të nevojshëm për ritmin kardiak.

Filloni tani të përfshini mollët jeshile në dietën tuaj dhe përfitoni nga të gjitha avantazhet e tyre shëndetësore!